Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se i vjen k eq që ka marrë vendimin që Serbia të br aktisë minierat e litiumit dhe se për shkak të kësaj ai “ndihet si presidenti më budalla në botë”. Duke komentuar protestat e organizuara nga aktivistët ekologjikë jashtë ndërtesës së Qeverisë së Serbisë në Beograd, Vuçiç i tha Pink TV se vendimin nuk e ka marrë qeveria, por ai personalisht.
“Nuk e kuptoj pse prote stuan para qeverisë. Kur të pro testojnë duhet të pro testojnë para presidencës dhe unë do t’u drejtohem dhe do t’u them me mirësjellje se janë ata që po shkatërrojnë vendin. Çmimi i litiumit sot është 82,500 dollarë për ton dhe rezervat tona të litiumit kapin vlerën e 100 miliardë”, vuri në dukje ai, duke shtuar se qyteti i Loznicës do të përfitonte 5 miliardë euro nga minierat e litiumit, por se qytetarët besonin në teoritë e konspiracionit dhe se udhëheqësit e p rotestës “u shpërblyen nga fondacionet e huaja”.
“Udhëheqësit i morën paratë dhe e shkat ërruan vendin bashkë me ne që ishim bu dallenj dhe naivë për të pranuar këtë paturpësi dhe këtë “for cë” që mendonte se mund të bënte gjithçka dhe më vjen keq për këtë”, tha presidenti serb.
Diskutime rreth kësaj post