Liderët e vendeve të NATO-s po takohen në Rumani për të përforcuar mbështetjen për Ukrainën përballë sulmeve të intensifikuara ruse.
Shefi i Aleancës deklaroi se prioriteti numër një është të forcohen kapacitetet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, për të shmangur shkatërrimin e mëtejshëm. Ai shtoi se Perëndimi duhet të ofrojë sisteme armatimi më të sofistikuara.
“Mesazhi nga të gjithë aleatët është se duhet të bëjmë më shumë, si për të ndihmuar Ukrainën në riparimin e infrastrukturës së shkatërruar, ashtu edhe për të adresuar sulmet ruse, duke ofruar më shumë sisteme mbrojtëse ajrore. Kjo do të thotë që pjesërisht të japim më shumë sisteme armatimi, por edhe të sigurohemi që sistemet që kemi dhënën, shumica e të cilëve kanë qenë të standardeve moderne të NATO-s, të jenë funksionale”, tha Stoltenberg.
Diskutime rreth kësaj post