Sali Berisha dhe Ilir Meta duket se po shpërfillin shtetin sa i takon një çështje shumë të rëndësishme, sigurisë kombëtare në një ditë historike për Tiranën, kur do të mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor.
Meta, pas homazheve të kryera në Memorialin “Nënë Shqipëri”, në Varrezat e Dëshmorëve, me rastin e 29 Nëntorit deklaroi se “në 6 dhjetor ne do jemi të gjithë për të brohoritur dhe një herë tjetër që do e bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa”.
“Siguria në Shqipëri është nën kërcënimin e mafias në pushtet dhe kurrsesi të qytetarëve të lirë.
Së dyti nuk është protestë ndaj kryetarit të bashkisë, pasi bileta e tij është pa kthim më 14 maj, por është njoftuar manifestim pro europian që e gjithë Shqipëria dëshiron të japë mesazh mirënjohje për vendimin me rëndësi edhe gjeopolitik të BE, për të nxitur Shqipërinë dhe vendet e tjera që të ecin në rrugën e integrimit europian.
Në Shqipëri nuk ka asgjë dhe s’duhet të ketë asgjë më të rëndësishme se kushtetuta dhe mbi kushtetutën është populli europian i Shqipërisë. Dhjetori është muaji i demokracisë. Manifestim paqësor. Dhjetori është muaji i demokracisë dhe Europës.”, tha Meta.
Diskutime rreth kësaj post