Lorenc Vangjeli thotë se i vetmi shqetësim që ka Enkelejd Alibeaj dhe grupi i tij, është që Sali Berisha të humbasë zgjedhjet dhe të largohet nga PD.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Vangjeli tha se nxjerrja e kandidatit në Mallakstër, është një përpjekje e Alibeajt për mbijetesë.
“Ajo që po tenton të bëjë Alibeaj është një lojë për mbijetesë. Nuk i intereson nëse fiton Rama, por i duhet të humbasë Berisha.
Demokratët, një përqindje e vogël e tyre nuk besojnë te Berisha. Nëse votojnë nën siglën e opozitës, mbase nuk fitojnë, por bëjnë që Berisha të humbasë. Është krijuar kjo situatë, opozitë e opozitës, e cila mendon si të humbasë pjesa tjetër. Pra, largimin e Berishës për tu rifaktorizuar. Dy njerëzit që e duan këtë më shumë, janë Alibeaj dhe Lulzim Basha.
Presim, sepse me kulturën e ngulitur që kemi ne, humbe, rri e prit se mbase të vjen rradha, ata do të qëndrojnë atje.
Në këtë situatë, për 1001 arsye Berisha e ka të pamundur të vijë në pushtet dhe ata do të kenë pronësinë e një marke”, deklaroi Vangjeli.
Diskutime rreth kësaj post