Deputeti demokrat, Belind Këlliçi ka folur mbi protestën e opozitës, e cila është planifikuar të mbahet në datën 6 dhjetor, në të njëjtën datë dhe ditë me zhvillimin e samitit BE-Ballkani Perëndimor.
Belind Këlliçi ka thënë se protesta do të zhvillohet siç ishte menduar përpara kryeministrisë duke shtuar se policia dhe bashkia e Tiranës nuk kanë të drejtë të japin leje, ato duhet vetëm të njoftohen.
Gjatë një interviste me Mirela Milorin, Këlliçi u shpreh: Ne kemi përgjegjësi për çdo thirrje që bëjmë ne si forcë politike, për çdo thirrje publike që bëjmë, për çdo person që ne angazhojmë si forcë politike dhe për çdo skenarë që përcaktohet dhe angazhohet nga Partia Demokratike. Këto skenaret e tjerë shpresoj dhe jam i bindur se nuk do të ndodhin. Ka një tentativë për të manipuluaropinionin publik, për të dhënë “Fake News” dhe për të krijuar një ide që do ndodhi gjëma dhe hataja në 6 Dhjetor, ndërkohë nuk do ndodh asgjë veç një ushtrimi demokracie që është protesta.
Mundësisë që ndoshta mund të përballen me një kordon policie apo edhe me masa të marra kundrejt tyre, Këlliçi thotë se nuk ka arsye që të ndodhë një skenar i tillë, pasi ata do të protesojnë në mënyrë paqësore dhe do të mirëpresin liderët e BE.
“Nuk ka arsye, se liderët e Bashkimit Europian të jeni e bindur çdo qytetar opozitar i vlerëson. Ata janë miq në shtëpinë tonë atë ditë dhe ne si vend njihemi për mikpritjen. Kjo nuk lidhet me liderët ndërkombëtar që janë të respektuar dhe të vlerësuar, kjo lidhet me arsyen që të gjithë këta lider europian duhet të kuptojnë realitetin në Shqipëri”, ka thënë deputeti demokrat.
Diskutime rreth kësaj post