Edhe pse sot vjen në Shqipëri për një ditë të shënuar, për Pavarësinë e Shqipërisë, Dua Lipa është pyetur për situatën me emigrantët shqiptarë që po kthehen në problem në Britaninë e Madhe por edhe në vende të tjera.
Dua Lipa e ka cilësuar si një fatkeqësi të madhe mënyrën se si shihen emigrantët në sytë e politikanëve.
Dua theksoi se është e nevojshme që të pranohemi si rezidentë të çdo vendi ku jetojmë.
“Një fatkeqësi e madhe si shihemi ne në sytë e politikanëve të tjerë, janë fjalë të pakëndshme, mendoj që kemi nevojë me luftuar ksenofobinë në botë, është e nevojshme, ne duhet ta ndryshojmë stigmën që kanë njerëzit ndaj shqiptarëve, kjo është ajo që mund të bëjmë. Kemi nevojë të pranohemi si rezidentë të çdo vendi ku jetojmë”, tha Dua.
Diskutime rreth kësaj post