Interneti është i kufizuar, dhe vetëm disa vende njohin kartën e kreditit. Bëhet fjalë për një territor të vogël të quajtur Transnistri, që dikur i ka takuar Republikës Sovjetike Socialiste të Moldavisë.
Kur Moldavia arriti pavarësinë nga ish-Bashkimi Sovjetik, Transnistria e kuptoi këtë gjë si nxitje dhe bashkë me shumicën ruse kërkoi po ashtu pavarësinë nga Moldavia.
Lufta që ka zgjatur katër muaj dhe ka marrë rreth 1.500 viktima, ka përfunduar me armëpushim që është edhe sot në fuqi.
Nga ai moment, Moldavia nuk ka kontroll mbi pushtetin në Transnistri, e cila vepron si shtet i pavarur. Mirëpo, asnjë komb në botë nuk e njeh Transnistrinë si shtet të pavarur. Është interesant fakti që shumica e udhëheqësve politikë që e kanë formuar shtetin nuk janë vendas. Ata janë ose moldavë ose ukrainas.
Ky shtet separatist i vendosur midis Ukrainës dhe pjesës tjetër të Moldavisë, ka rreth 1,350 milje katrorë në madhësi dhe afërsisht gjysmë milioni njerëzve, shumica e të cilëve janë rusisht-folës.
Transnistria emeton paratë e veta dhe lëshon pasaporta – as paratë dhe as pasaportat nuk njihen jashtë kufijve të këtij vendi.
Interneti është i kufizuar, vetëm disa vende njohin kartën e kreditit. Monedha e saj, rubla trasnistiriane është prodhuar prej plastike, e bërë në forma të ndryshme, në mënyrë që edhe të verbrit ta dinë se sa vlen paraja që kanë në dorë.
Qyteti Bender është i dyti nga madhësia dhe gjendet në afërsi të kufirit me Moldavinë.
Në këtë qytet gjendet një kala e cila është e ndërtuar gjatë pushtetit të Perandorisë Otomane dhe është e vjetër rreth 600 vjet.
Diskutime rreth kësaj post