Aktori Rezart Veleshnja ka qenë i ftuar mbrëmë në “Top Arena” ku ka treguar disa të vërteta në rubrikën “Këndi i së vërtetës”.
”Nuk flas me Fjoralbën se nuk më flet”, tha Rezi. Ai pak kohë më parë postoi një status ku e etiketonte Ponarin si një moderatore jo me vlera.
“Nuk do vijnë më moderatore si Xhemi Shehu dhe Eneda Tarifa. Iku koha e vlerave, është koha e anti-vlerave dhe e… Kishin sy në skenë dhe ishin plot sharm”, shkroi Rezarti.
Ndërsa përsa i përket vajzës të showbizit me të cilën do donte të kishte një raport dashurie, Rezi zgjodhi modelen Vildane Zeneli.
Diskutime rreth kësaj post