Pasi u largua nga seanca e përbashkët plenare midis dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë, Sali Berisha tha se vendosi që të largohej për nder të atyre shqiptarëve të Kosovës që ndihen të tradhtuar nga kreu i qeverisë.
“Fakti që u largova nga parlamenti, u largova për të përfaqësuar kombin shqiptar, të gjithë qytetarët e Kosovës që ndjehen të tradhtuar nga një kryeministër shqiptar, u largova për të përfaqësuar ndjenjat e dhjetëra-mijëra familjeve shqiptare që kanë humbur familjet e tyre nga barbaritë serbe, dhe Edi Rama prej katër muajsh, nuk lejon votimin e rezolutës për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë.
U largova për të përfaqësuar ata dhjetëra-mijëra shqiptarë qau larguan nga Shqipëria prej politikave çnjerëzore të Edi Ramës. Të gjitha këto janë arsyet që nuk mund të pranoja të dëgjoja ligjëratën e një njeriu, që pas Enver Hoxhës është armiku më i egër i kombit shqiptar.”, u shpreh Berisha.
Diskutime rreth kësaj post