Një shqiptar edhe pse Britania e Madhe e kishte dëbuar dy herë, nuk ka nguruar që të provojë sërish që të kalojë kanalin dhe të zhvendoset në ishull.
Megjithatë, sipas mediave britanike dhe kjo tentativë e tij ka dështuar për herë të tretë.
Ai kur është ndaluar nga policia, ka thënë se kishte të drejtën të rrinte në Britaninë e Madhe, për shkak se kishte një fëmijë në Angli.
30-vjeçari Blerim Ismalaj, u dëbua për herë të parë nga Britania e Madhe në janar të vitit 2013, pasi kaloi 16 muaj në një institut për shkelësit e rinj.
Që atëherë, ai është kthyer dy herë në Mbretërinë e Bashkuar – dhe gjatë qëndrimit të tij të fundit në vitin 2019, ai pati një fëmijë me partneren e tij britanike, transmeton The Telegraph.
Ismalaj përdori rrethanat e tij për të argumentuar rastin sipas Aktit të të Drejtave të Njeriut, duke këmbëngulur se jeta e tre vjeçarit të tij do të ndikohej negativisht, nëse ai do të detyrohej të largohej përsëri nga Mbretëria e Bashkuar.
Por një gjyqtar i lartë i emigracionit, ka lënë në fuqi tashmë vendimin për deportimin e tij.
Diskutime rreth kësaj post