Mbrëmë u mbajt Festivali “Kënga Magjike 2022”, në pallatin e koncerteve, ku pati risi dhe prurje të reja, si nga ata këngëtarë të vendit, ashtu edhe të huaj, ku Jehona e “Këngës Magjike” është përhapur deri në SHBA.
Djali i kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut, ishte konkurrent në kategorinë “Big” të festivalit.
Ne e kemi njohur si Jayoo, reperi i pëlqyer shpejt nga publiku shqiptar me këngën “Itsy Bitsy”.
Premtimi se “Kënga Magjike” do të sillte surpriza në ekranin e Tv Klan në finalen e madhe, shkoi përtej pritshmërive.
Teksa moderatori Ardit Gjebrea, njoftoi se në sallën e Pallatit të Koncerteve ndodhet kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shtoi se nuk është i vetmi kryetar.
Jehona e “Këngës Magjike” është përhapur deri në SHBA.
Vetë “New York Post”, i ka dedikuar një artikull festivalit të muzikës për një arsye të fortë.
Djali i kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut, është konkurrent në kategorinë “Big” të festivalit.
Ne e kemi njohur si Jayoo, reperi i pëlqyer shpejt nga publiku shqiptar me këngën “Itsy Bitsy”.
Mbrëmë, vetë kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, në një videothirrje me festivalin, ka disa fjalë dhe jo vetëm, por edhe një veprim domethënës.
Ardit Gjebrea: “Mirëmbrëma zoti Eric”.
Eric Adams: “Si jeni”?
Ardit Gjebrea: “Mirë, faleminderit. si jeni ju”?
Eric Adams: “Jam mirë, jam mirë. (Bën shqiponjën me duar”).
Ardit Gjebrea: “Oh me shqiponjën”
Eric Adams: “Jam shumë i lumtur të shoh djalin tim të vijë dhe të performojë aty”.
Ardit Gjebrea: “Por përpara sot, zoti Eric, për çdo gjë që keni bërë për komunitetin shqiptar në Nju Jork dhe e di që keni bërë shumë prandaj ju falënderoj shumë në emër të të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Nju Jork dhe jo vetëm nga Shqipëria,por nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, faleminderit shumë”.
Eric Adams: “Ju falënderoj dhe e di që në Nju Jork kemi një komunitet të madh shqiptar, ata kanë qenë gjithmonë mbështetës, më kanë mbështetur mua dhe sot djalin tim, kam edhe gëzimin e një prindi. Dua të falënderoj komunitetin shqiptar për çdo gjë që kanë bërë për këtë qytet të mrekullueshëm që quhet Nju Jork. Janë kaq shumë shqiptarë këtu. Ju falenderoj”.
Diskutime rreth kësaj post