Ish-kryeministri dhe njëkohësisht kryedemokrati Sali Berisha, ka reaguar pas provokimeve të ekipit serb në Katar, ku në një postim në llogarinë e tij në “Facebook”, Berisha, ndërsa dënon aktet e serbëve që i cilësoi si primitive, kërkoi përjashtimin e Kombëtares serbe nga kampionati.
Po ashtu, kryedemokrati thotë se dënon “heshtjen e turpshme” të Kryeministrit Edi Rama, të cilit i referohet si vasal i Presidentin serb Aleksandër Vuçiç.
Reagimi:
“Shpërthim racizmi antishqiptar i ekipit të ultranacionalist serb në Katar. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt primitiv të ekipit serbomadh të Beogradit dhe kërkoj përjashtimin e tyre urgjent nga kampionati. Dënoj heshtjen e turpshme të vasalit të Aleksander Vuçiçit, Edi Rama.#sb”, shkruan Berisha.
Diskutime rreth kësaj post