Një një kohë kur debatet e akuzat kanë qenë të shumta lidhur me projektin në Portin e Durrësit, Alabbar ka zbuluar arsyet pse vendosi të investojë në Shqipëri.
Kreu i kompanisë “Eagle Hills”, në një intervistë ekskluzive për emisionin “Review” në Euronews Albania, Alabbar u shpreh se ka parë parametrat ekonomikë të Shqipërisë.
Alabbar nënvizoi se nuk mund ta kryente investimin e tij në shtete të tilla si Franca, Gjermania apo Anglia, pasi sipas tij, këto vende kanë ekonomi të fryra.
Ai deklaroi se Shqipëria është në vend në zhvillim, sa i takon ekonomisë dhe turizmit.
“Që të tregohem i sinqertë, pashë parametrat ekonomike. Nuk do ta zhvilloj një projekt të tillë në Francë, Gjermani apo në Angli. Mendoj se këto ekonomi janë të fryra, mundësitë për biznes janë të vogla, ka një burokraci të gjatë.
Por po të shohësh Shqipërinë, dhe sikurse thashë, ishit vendi i parë apo vendi i dytë për rritjen e turizmit dhe për rritjen ekonomike. Pra, unë po kërkoj një ekonomi që po zhvillohet, e kam negociuar këtë kontratë në këto dy vite dhe çdo vit, më ka treguar se ju po ia dilni më mbanë se çdo vend tjetër”, theksoi ai.
Pas një seance maratonë që vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit të së enjtes, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 76 pro dhe 35 kundër, projektligjin për Portin e Durrësit, duke i hapur kështu rrugë transformimit të saj në një qendër urbane me port jahtesh.
Diskutime rreth kësaj post