Kryetari i Partisë Demokratike përshëndeti bankat, të cilat nuk kanë pranuar të jenë në shërbimin online në platformën e-albania.
Ai theksoi se kryeministri Rama me këtë kërkesë synonte t’i shtrinte duart tek kursimet e qytetarëve shqiptarë.
“Kjo kërkesë e Edi Ramës, ka vetëm një synim që të shtrinte duart e zeza mbi kursimet e qytetarëve.
Unë përshëndes bankat, që i rezistuan kësaj kërkese absurde. Nëse bankat do t’i kishin nënshtruar, miliarda kursime të shqiptarëve do të kishin përfunduar në kontot e hajdutëve”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post