Politologu Ilir Kalemaj e ka cilësuar si një bast të rrezikshëm për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha protestën e 6 dhjetorit, që mbahet në të njejtën ditë samitin BE – Ballkani Perëndimor.
Kalemaj renditi në MCN Tv 5 risqet kryesore që paraqet protesta, duke filluar nga mbështetja e aleatëve, te koha e mobilizimit, frika e qytetarëve nga dhuna, kushtet atmosferike dhe kostot e aktivitetit politik para ndërkombëtarëve.
“Por është bast i rrezikshëm për Berishën. Disa nga aleatët s’janë vënë në dijeni, ose kanë refuzuar të jenë në shesh. Në një kohë kaq të shkurtër do jetë e vështirë një mobilizim i madh që të bëjë efektin e duhur. Një pjesë e qytetarëve mund të frikësohen për shkak të dhunës dhe mund të mos shfaqen. Nuk e dimë si do jenë kushtet atmosferike. Së pesti mund t’i shtosh kosto aktivitetit tënd politik në sy të krerëve të shteteve evropiane që s’kanë mbajtur qëndrim për non grata-n. Janë 5 risqe që ndoshta Berisha i ka kalkuluar, i ka vendosur në peshore. Ndoshta ka menduar që përfitimet janë më të mëdha se risqet, është provë force ndaj gjykatës. Por është e mirëllogaritur nga Berisha 6 dhjetori”, theksoi ai.
Diskutime rreth kësaj post