Ditën e sotme, kryetari i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, prezantoi kandidatin e parë për kryetar bashkie për zgjedhjet lokale, që do të zhvillohen më 14 Maj të 2023-it.
Alibeaj propozoi Agron Kapllanajn, për të kandiduar në zgjedhjet lokale për kryetar bashkie në Mallakastër.
Në një prononcim për mediat, Alibeaj tha se Kapllanaj është zgjedhja më e mirë për demokratët në Mallakastër, ndërsa u është përgjigjur akuzave të Sali Berishës, i cili ka ripërsëritur se kandidatët e Alibeajt janë kandidatët e Ramës.
Gjithashtu, Alibeaj tha se Kapllani është kandidat i demokratëve, i qytetarëve të Mallakastrës dhe jo i Ramës.
“Agron Kapllani nuk është kandidat i Ramës sepse e ka provuar që në 2015 i ka thyer hundët Ramës në 2015, nga i cili përfitoi edhe Berisha. Kapllani nuk është i Edi Ramës, është i demokratëve, është i Mallakastrës. Kandidatët tanë janë kandidat të qytetarëve”, është shprehur Alibeaj.
Mendimi i Alibeajt për Primaret e Berishës:
“Kemi qenë gjithmonë të hapur që përballë kësaj të keqe siç është Ram, se zgjedhja është të dalim më një kandidat për demokratët dhe kandidat firres, sepse në këto zgjedhje ne kërkojmë që të jemi fitues”, u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post