Po bëhen rreth 3 vite nga ndarja nga jeta e aktorit Xhevdet Ferri, ku sot aktori i shquar e mirënjohur do të festonte ditëlindjen e tij të 62.
Këtë na e kujtoi e bija, që herë pas here shpreh publikisht mallin për të atin dhe ndan kujtimet speciale që ruan prej tij.
Bora tregon se si ka shtyrë udhëtimin në ditëlindjen e 50-të babit të saj dhe se si aktori nuk ishte aspak entuziast për ditën e tij të lindjes.
Postimi i Borës:
“Unë: Babo e shtyva udhëtimin që të jem këtu në datë 26!
Ti: Po ik o Bora bëj planet e tua. I fryn burri 50 e kusur vjeç qirinjve!!
“Nuk e di pse e kishe aq zët ditën e lindjes tënde. Unë e doja shumë sepse shënjonte një vit të kaluar bashkë. Sot, do kishim bërë të njëjtin debat si më sipër.
Do kë kishe thënë: Burri 62 vjeç…. Do doja shumë të ma kishe thënë babo, shkruan Bora Ferri”, shkruan ajo.
Diskutime rreth kësaj post