Dy efektivë policie, janë zbuluar si autorët e dyshuar të grabitjes së sendeve të qytetarëve në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë, kanë konfirmuar blutë e Komisariatit Nr. 1.
Mëngjesin e sotëm, janë vënë në pranga polici Patrullës së Komisariatit nr1. Serxhio Cani 23-vjeç dhe polici bashkiak Sajmir Muzikanti 39-vjeç.
Mësohet se të dyshuarit janë mbajtur nën vëzhgim për disa javë, pasi kohët e fundit, denocnimet për grabitje që kishin ardhur në komisariatin nr. 1 në kryeqytet, ishin rritur.
Qytetarët që i janë drejtuar policisë, kanë treguar se kur dilnin shëtitje tek Liqeni, u kanë grabitur telefonat apo sende të tjera me vlere.
Nga verifikimet rezultoi se autorë të këtyre grabitjeve ishin 2 policë.
Hetimet për ta kanë nisur dhe nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore.
Njoftimi nga Policia Tiranë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me specialistët e Drejtorisë Rajonale të AMP-së, ndaluan shtetasit:
S. M., 39-vjeç, me detyrë punonjës i Policisë Bashkiake dhe S. C., 22-vjeç, me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 1, të dy shtetasit banues në Tiranë.
Këta shtetas dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, i kanë marrë me forcë, një shumë parash, shtetasve F. V., dhe F. D., në zonën e liqenit artificial, të cilët kanë depozituar kallëzim në Komisariat.
Pas punës hetimore të kryer është bërë e mundur dhe zbardhja e ngjarjes dhe vënia në pranga e 2 shtetasve të mësipërm”, thuhet në njoftim.
Diskutime rreth kësaj post