Me anë të një postimi në “Facebook”, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka ndarë disa foto në nga takimi me strukturat e Partisë së Lirisë në Korçë.
Në postimin që shoqëron fotot me të rinj dhe të reja, Blushi është shprehur se PL-ja e ka të sigurt fitoren në Korçë.
Reagimi i Blushit:
“Kur të do KORÇA, të do e gjithë Shqipëria! Mirënjohje dhe falenderim i veçantë për pritjen e djeshme shumë të ngrohtë të qindra të rejave dhe të rinjve, për pjesëmarrjen masive, entuziazmin, energjinë pozitive dhe mbështetjen për Partinë e Lirisë.
Ne do të fitojmë për ta, për të gjithë qytetarët dhe familjet korçare, për t’u shërbyer me përulësi, për t’i thënë KORÇËS shkëlqimin e merituar, si model qytetarie, simbol të dijes, kulturës, artit dhe lirisë”, Shkruan Blushi.
Diskutime rreth kësaj post