Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit ka folur për projektin e portit të Durrësit teksa tha se ka dy çësthje shumë të rëndësishme në lidhje me të, zhvendosja e portit aktual të mallrave dhe interesi i vendit mbi projektin e paraqitur.
Spaho deklaroi se për asnjë nga këto dy tematika nuk ka marrë përgjigjje nga kryeminsitri apo nga ministrja e linjës, ndërsa në fund të fjalës së tij iu drejtua zv. kryeministres Belinda Balluku duke i thënë se nuk i ka përmendur familjen ndonjëherë dhe e paralajmëroi duke i thënë “kujdes se ke firmosur, Rama e ka praktikë të mos firmosë kur ka gjëra me zarar”.
“Dy çështje të rëndësishme ka ky projekt, zhvendosjen e portit dhe a është në interes të vendit projekti i paraqitur. Asnjëra nuk mori përgjigje as nga kryeministri as nga ministrja e linjës, bilës hodhën sa më shumë tym. Qeveria ketë çështje e ka vetëm letra, i pa mbështetur nga shkaqet natyrore e financiare. nuk ndërtohet dot porti në Porto Romano sepse është port i cekët, së dyti porti nuk ka financim, mekanizmi që keni ngritur është që i keni dhënë një biznesmeni shqiptar autorizimin për ngarkim shkarkimin në Porto Romano, do i shkarkoni anijet në det dhe do i sillni mallrat këtu. Dhe na thoni do e ndërtojë autoriteti portual, sa seriozë që jeni, këtë seriozitet keni për një pasuri të tillë. Tjetra do ta ndërtojnë me 380 mln euro, ju me 300 mln euro thoni do ndërtohet ai porti i vogël i jahteve, si do ndërtohet ky i mallrave me kaq para.
Pse insistojnë ta bëjnë në Durrës, se tokën do e marrin falas dhe nuk i del investimi në vend tjetër se duhet ta blejnë tokën. Në Durrës metri katror kushton 1000 euro te privati dhe vetëm kontributi për tokën duhet të shkonte deri në 2 miliardë euro, ne duhet të kishim 90% të projektit, jo 33%, bëjini përpjesëtimet, nëse nuk jeni të zotë shkoni te panairi dhe merrni libri ne aritmetikës, të mësoni si dalin përqindjet e aksionit. Duhet t’i thoni durrsakëve që do ketë shpronësime, me 5 mijë lekë metri katror, i thoni që do i shpronësoni me aq dhe e shohim sa do ju votojnë pastaj. Nuk keni të drejtë ta përjashtoni investitorin për taksat për 12 mijë e 600 apartamentet që do ndërtohen. Këtu nuk ka pse të ketë kokëfortësi, keni dhënë vetë leje për port jahtesh me dyfishin e vendeve të këtij që do vijë, cila është fatura financiare.
Do japim tokën nga 1.5 deri 2 miliardë euro, do prishim portin, do falim taksat dhe qytetarët do shpronësohen me tarifa qesharake, po fol për efektet ekonomike më pas, pse keni marrë vetëm 33% atëherë dhe ia keni lënë Alabbarit të marrë pjesën e luanit, kjo është prish kusi e bëj kanoçe. Dje u dërgoi letër kompania gjermane që do u çojë në gjyq se ka koncesion 30 vite, prisni gjobën 100 mln euro nga KURUM-i tani se i keni prishur koncesionin. BE pastaj u anuloi një kredi 28 milionë euro, si mund të thoni që nuk ka letër nga BE-ja. Alabbari vjen për të fituar, detyra e qeverisë është të mbrojë interesat e vendit. Mohoni dhe pasaportat e arta. BE e ka bërë të qartë, do lëvizim me viza po i hapët rrugën pasaportave të arta. E ble çdo kriminel një apartament aty. Dhe një sqarim të fundit për zonjën Balluku, unë nuk jam marrë asnjëherë me familjarët e dikujt, nuk thua të vërteten kur thua se unë jam marrë me familjarët e tu, më trego rastin dhe unë do të ëkrkoj ndjesë, unë merrem me sjelljen politike dhe profesionale dhe të paralajmërova për këtë se ke vënë firmën. Njerëzit e familjes tuaj janë të nderuar, nuk i njoh e as më njohin, por kujdes se ke firmosur, e ka praktikë Rama këtë, nuk firmos asnjëherë kur ka gjëra me zarar”, tha Spaho.
Diskutime rreth kësaj post