Deputeti Petrit Vasili është përjashtuar për 5 ditë nga Kuvendi pasi i është drejtuar me fjalë fyese kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.
Ky vendim është marrë nga Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën në drejtimin e Klotilda Bushka.
“Në zbatim të nenit 63 pika ç dhe nenit 65/1 të Rregullores së Kuvendit, Sekretariati vendosi me 3 vota Pro, marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 5 (pesë) ditë” për deputetin z. Petrit Vasili” – thuhet në njoftim.
Diskutime rreth kësaj post