Avokati Saimir Vishaj thotë se SPAK nuk është i ndikuar politikisht dhe këtë e ka dëshmuar me arrestime në nivel ministrash të atyre që janë në pushtet.
Në emisionin ‘Now’, në Euronews Albania, Vishaj u shpreh se nuk ka rëndësi kush do zgjidhet në krye të SPAK, por puna që do të bëjë.
Sipas tij, SPAK është i mbingarkuar, pasi ‘politika për të hequr mllefet e veta i drejtohet SPAK’.
“Një prokuror i posaçëm merr 5 mln lekë në muaj, sa dyfishi i presidentit, është luks. Ky prokurori që ka kaq shumë benefite s’mund të marrë urdhra dhe për 9 vite të dëgjojë një njëri të ekzekutivit. Ndërkohë, që ky SPAK na ka treguar se ka arrestuar ministra të mazhorancës, nëse kishte ndërhyrje politike s’do ishte arrestuar Alqi Bllako e të tjerët. SPAK është fryrë, se edhe politika për të hequr mllefet e veta i drejtohet SPAK. SPAK është strukturë e posaçme, i ka të kufizuara kompetencat. Duhet të kishim një SPAK që të drejtohej aty ku i dhemb shqiptarëve; te korrupsioni, që nuk e kemi”, tha Vishaj.
Diskutime rreth kësaj post