Parlamenti Evropian ka miratuar të mërkurën rezolutën për strategjinë e re të zgjerimit të Bashkimit Evropian.
Kjo rezolutë është përpiluar nga deputeti kroat, Tonino Piculla.
Në këtë rezolutë propozohen ndryshime dramatike në qasjen e BE-së ndaj zgjerimit, shkruan REL.
Propozohet heqja dorë nga votimi me konsensus dhe marrja e vendimeve me shumicë të kualifikuar.
Në të po ashtu kërkohet që viti 2030 të jetë afat i fundit për përmbyllje të negociatave për anëtarësim dhe përmendet që procesi i zgjerimit nuk ka alternativë.
“Të forcohen kapacitetet e BE-së për të vepruar, duke reformuar procesin e vendimmarrjes, përfshirë këtu formatin me shumicë të kualifikuar në fushat relevante për procesin e zgjerimit”, përmendet në rezolutë.
Mes tjerash në rezolutë përmendet që kredibiliteti i procesit të zgjerimit, dhe i gjithë BE-së, është dëmtuar me raste pasi disa vende anëtare kanë shfrytëzuar interesat e tyre nacionale për të bllokuar procesin e zgjerimit.
Kjo gjë, sipas raportit, “ka krijuar hapësirë për shtrirjen e ndikimit të Rusisë, Kinës dhe faktorëve tjerë të dëmshëm në rajon”.
Sa i përket Ballkanit, në rezolutë përmendet që qasja e Parlamentit ndaj këtij rajoni të ketë në fokus përshtatjen e këtyre vendeve me qëndrimet e BE-së në fushën e politikës së jashtme dhe sigurisë.
Diskutime rreth kësaj post