Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka rrëzuar kërkesën e SPAK për masë të dytë sigurie për Alqi Bllakon. Ish-deputeti socialist u rikthye në qeli, pasi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën dhe ka marrë përfitime të parregullta, për inceneratorin e Fierit.
Mirëpo, një javë më parë SPAK në kuadër të hetimeve të reja për inceneratorin e Fierit, Elbasanit dhe Tiranës, zbuloi të tjera dokumente që e implikonin ish-deputetin edhe në djegësin e mbetjeve të Elbasanit.
Në këto kushte, Prokuroria Speciale ka kërkuar masë të dytë sigurie në GJKKO, masë “Arrest në burg”, por kjo nuk është aprovuar nga togat e zeza, Shkalla e Parë.
Aktualisht, kujtojmë se Alqi Bllako qëndron në qeli për akuzat e inceneratorit të Fierit. Ai qëndroi disa kohë në qeli dhe pas kërkesës për masë më të butë, u dërgua në “Arrest në shtëpi”. SPAK e ankimoi vendimin dhe tashmë Gjykata e Posaçme e Apelit e ka rikthyer atë në qeli.
Diskutime rreth kësaj post