Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar pas deklaratës së ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim për procesin e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Lala hedh dyshimet e forta se përse është shqetësuar ambasadorja amerikane.
Gjithashtu, ajo ngre pyetjen se kush po e paracakton garën për drejtuesin e ri të SPAK.
Gazetarja thekson se nëse vërtet gara është me drejtues të paracaktuar, atëherë Reforma në Drejtësi është kthyer në oktapod.
“Përse është shqetësuar ambasadorja e SHBA? Kush po e paracakton garën për drejtuesin e ri të SPAK?
Nëse ndodh edhe kjo reforma qenka kthyer në oktapod dhe ndërkohë na shitet si sukses!”, shkruan Klodiana Lala.
Diskutime rreth kësaj post