Linda Rama ka zgjedhur të qëndroj larg rrjeteve sociale duke qenë shumë pak aktive dhe ‘e kursyer’ me detajet nga puna dhe jeta e saj.
Por tani ka zgjedhur një formë për të qenë më afër publikut, krijimin e një platforme me emrin Linda.al.
Në lidhje më këtë, Linda kë bërë një njoftim me Twitter, në të cilin komentuesi i parë është bashkëshorti i saj, Kryeministri Edi Rama.
Në këtë platformë, të gjithë njerëzit mund të gjejnë përgjigjet rreth karrierës dhe jetës publike të Linda Ramës.
Me çfarë merrem unë si profesioniste e kush jam si qytetare e angazhuar? Këdo që e ka këtë kërshëri e ftoj të klikojë në https://t.co/j7A38NKlNw.
Paraprakisht, një komunikim mirëseardhjeje nga unë në këtë moment modestisht ceremonial për mua do e gjeni në: https://t.co/UXiSw11xn1— Linda Rama (@lindaramaal) November 22, 2022
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post