Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) ka njoftuar ndryshime të mëdha në sistemin e votimit të Eurovision Song Contest 2023. Detajet u bënë me dije përmes një deklarate për shtyp pasi formati i ri i votimit u miratua nga Grupi i Referencës së Konkursit gjatë ditës së sotme.
Ndryshimet:
– Votat e shikuesve do të vendosin për vendet që kualifikohen në gjysmëfinale.
– Shikuesit në vendet jo-pjesëmarrëse do të mund të votojnë në internet.
– Votat e jurisë do të kombinohen me votat e audiencës globale për të vendosur rezultatin përfundimtar.
Vitin e ardhshëm, vendet që kualifikohen në gjysmëfinale do të vendosen vetëm në bazë të votave të dhëna nga shikuesit, në vend të një kombinimi të një jurie dhe votimit publik siç ka ndodhur që nga viti 2009.
Juritë profesionale të industrisë së muzikës do të mbeten për finalen e madhe, por kontrolli i plotë se kush do të kalojë gjysmëfinalen i është dorëzuar publikut shikues. Dhe, për herë të parë ndonjëherë, shikuesit nga vendet jo-pjesëmarrëse do të mund të votojnë edhe për këngët e tyre të preferuara.
Ata që shikojnë në pjesën tjetër të botës do të mund të votojnë nëpërmjet një platforme të sigurt në internet duke përdorur një kartë kreditidhe votat e tyre, pasi të mblidhen së bashku, do të konvertohen në pikë që do të kenë të njëjtën peshë si një vend pjesëmarrës në si në gjysmëfinale ashtu edhe në finale.
Audienca në të gjitha vendet pjesëmarrëse do të jetë ende në gjendje të votojë me SMS, telefon ose nëpërmjet aplikacionit të Eurovision Song Contest.
Diskutime rreth kësaj post