Anëtarja e Kryesisë së PD-së Edith Harxhi ka paditur ish-kreun demokrat Lulzim Basha.
Ende nuk dihet se për çfarë po e kallëzon Harxhi ish-kryetarin e PD-së, por nga selia blu është njoftuar se do të ketë një deklaratë për shtyp.
Padia është depozituar sot nga anëtarja e kryesisë së PD, Edith Harxhi, e cila gjithashtu është shprehur se kërkesë kryesore e padisë mbetet shpallja e pavlefshme e zgjedhjeve për kryetar të PD-së në 13 qershor të 2021.
“Për çështjen gjyqësore padinë, që unë i kam dorëzuar Gjykatës së Tiranës, ku kërkesë kryesore ka qenë pavlefshmëria e zgjedhjeve për kryetarin e Partisë Demokratike të 13 qershor 2021. Deri sot nuk ka pasur ende zhvillim të një seance normale.
U kërkua ndryshimi i objektit të padisë, çregjistrimin e zotit Lulzim Basha nga regjistri i partive politike të gjykatës si kryetar i PD. Kjo u pranua sot nga gjyqtari i çështjes, seanca do vijojë më tej, pas disa javësh. Unë vazhdoj të insistoj bashkë me avokaten time për çregjistrimin e zotit Basha nga regjistri i PD”, deklaroi Harxhi.
Diskutime rreth kësaj post