Reshjet e para të dëborës kanë zbardhur sot qarkun e Korçës, qytetin juglindor. Këto pamjet vijnë nga zonat më të larta malore si Mali i Thatë, Mokra dhe fshati Shtyllë në Bashkinë e Korçës.
Nuk paraqiten problematika për shkak se reshjet e borës kanë qenë jo në formë të dendur.Edhe fshati turistik i Dardhës mbrëmjen e djeshme është prekur disa minuta nga bora.
Temperaturat ditën e sotme shënojnë 9 gradë maksimale dhe 4 minimalja, ndërkohë që ditën e premte pritet që temperaturat të shkojnë nën zero.
Diskutime rreth kësaj post