Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako gjatë një lidhje direkte për një emision televiziv ku ka folur në lidhje me situatën e rëndë në vend si pasojë e motit të keq tha se fenomene të tilla si reshjet e përmbytjet nuk janë të parashikueshme.
A nuk parashikohej pak më parë kjo situatë?
Haki Çako: Sigurisht që është parashikuar, kemi përcjellë informacion për parashikimin dhe përmasat që do të merrte. Pushteti vendor bën vlerësimin e situatës, Por që fenomene të tilla si reshjet e përmbytjet nuk janë të parashikueshme. Banorët nuk braktisin dot banesat e tyre pa qenë të sigurt. Në prioritet vendoset jeta e qytetarëve. Hapja e digave? Nuk ka lidhje me të lumi Kir, nuk ka lidhje me basenin e lumit Drin. Janë produkt i reshjeve të shiut. Të gjitha institucionit janë në krye të detyrës. Nëse shpëtojmë jetët e njerëzve, ekonomia vendoset pastaj. Edhe ka Bashki që mjaftohen me deklarata dhe nuk respektojnë ligjin. Në fazën e menaxhimit të emergjencave, e kam edhe për bashkitë e tjera, jo vetëm Shkodra kanë papërgjegjshmëri për zbatimin e ligjit.
Diskutime rreth kësaj post