Reshjet e e dendura dhe intensive gjatë mëngjesit të sotëm kanë bërë që të dalë nga shtrati lumi Gjadër në Lezhë.
Bëhet me dije se pasi lumi ka dalë nga shtrati, uji ka vërshuar dhe është futur në banesa duke i përmbytur ato. Po ashtu dalja e ujit ka bllokuar dhe izoluar fshatin Zojz.
Më herët Bashkia e Lezhës njoftoi se për shkak të reshjeve intensive të shiut, në njësinë administrative Dajç bashkia Lezhë, në fshatin Gajdër janë 15 banesë në ujë dhe ura e Zojsit është e pakalueshme. Në fshatin Zojs ka 5 banesa në ujë.
Diskutime rreth kësaj post