Prej kohësh, ish-konkurrenti i bujshëm i “Perputhen” perflitet se është në lidhje dashurie me këngëtaren Albulena Ukaj. Por vetëm sot dyshja ka dalë në ekran si çift dhe kanë konfirmuar lidhjen.
Kur Ervin Kurti i tha se po konfirmon lidhjen, Mevlani u shpreh:
“Më në fund se të kishte zënë meraku”.
Nga ana tjetër, Albulena tregoi në “E diell” se ka qenë vetë këngëtari që i ka shkruar në “Instagram” për një bashkëpunim.
Këtu ndërhyri Mevlani, i cili u shpreh se ka ndodhur paksa ndryshe, pasi ai kishte postuar në “Instastory” këngën e re të Albulenës dhe kjo e fundit i kishte bërë ‘like’.
“Nuk është kështu, po thotë anën e mirë të vet. Po udhëtoja për në Kosovë. Kishte bërë këngën e re dhe e hedh në “Instastory”, ajo i ka bërë like”, tregon ai.
Gjithashtu këngëtarja tregoi se i ka takuar prindërit e Mevlanit, madje u ka bërë edhe kafenë. Nga ana tjetër, Shaba ende nuk i ka takuar prindërit e Albulenës, por vetëm folur me ta.
“I kam takuar. Janë shumë njerëz të mirë, të ëmbël. I dua dhe më duan shumë. Ju kam bërë kafe turke si në Prizren. Mevlani ende nuk i takuar prindërit e mi, vetëm kanë folur bashkë”, tregoi ajo.
Diskutime rreth kësaj post