“Faleminderit, por nuk e pranoj ofertë”, kjo është përgjigja e ish-presidentit amerikan Donald Trump për pronarin e Twiterr, Elon Musk, i cili riktheu llogarinë e Trump pas një sondazhi në të cilin përdoruesit janë përgjigjur pozitivisht.
“Njerëzit kanë folur”, shkroi Musk në Twitter, duke thënë se 51.8% e më shumë se 15 milionë përdoruesve të Twitter votuan për heqjen e ndalimit.
Por mesa duket ish-presidenti amerikan, nuk ka pritur mirë rezulttain e sondazhit pë rikthim.
“Nuk shoh ndonjë arsye për këtë”, tha ish-presidenti kur u pyet nëse planifikonte të kthehej në Twitter.
Trump bëri të qartë se do t’i përmbahet platformës së tij të re Truth Social, aplikacioni i zhvilluar nga startupi Trump Media & Technology Group (TMTG).
Llogaria e tij u pezullua në vitin 2021, për shkak të rrezikut të nxitjes së dhunës.
Menaxhmenti i mëparshëm i Twitter veproi vetëm disa ditë, pasi mbështetësit e Donald Trump sulmuan Kapitolin e SHBA në Uashington DC më 6 janar.
Qindra protestues hynë në kompleks ndërsa Kongresi Amerikan, u përpoq të vërtetonte fitoren e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale.
Dhuna që pasoi çoi në vdekjen e katër civilëve dhe një oficeri policie.
Diskutime rreth kësaj post