Pronari i ri i Twitter-it, Elon Musk, ka thënë se llogaria e Donald Trump, është rikthyer pas një sondazhi në të cilin përdoruesit janë përgjigjur pozitivisht.
“Njerëzit kanë folur”, shkroi Musk në Twitter, duke thënë se 51.8% e më shumë se 15 milionë përdoruesve të Twitter votuan për heqjen e ndalimit.
Por ish-presidenti amerikan mund të mos kthehet në platformë, duke thënë më herët: “Unë nuk shoh ndonjë arsye për t’u kthyer”.
Llogaria e tij u pezullua në vitin 2021 për shkak të rrezikut të nxitjes së dhunës.
Menaxhmenti i mëparshëm i Twitter, veproi vetëm disa ditë pasi mbështetësit e Donald Trump sulmuan Kapitolin e SHBA në Uashington DC më 6 janar.
Qindra protestues hynë në kompleks ndërsa Kongresi Amerikan, u përpoq të vërtetonte fitoren e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale.
Dhuna që pasoi çoi në vdekjen e katër civilëve dhe një oficeri policie.
Diskutime rreth kësaj post