Partia e Lirisë nuk ka ende një qëndrim zyrtar, nëse do t’i bashkohet protestës së PD-së të thirrur me 6 dhjetor, por Kejdi Mehmetaj, anëtare e Kryesisë së Partisë së Lirisë, në një intervistë tha se strukturat drejtuese e kësaj partie, do të dalin me një vendimmarrje për këtë.
Në gjykimin e saj, fakti që protesta përkon me samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë nuk do të thotë asgjë.
“Niveli më i lartë i demokracisë së një vendi duket atëherë kur qytetarët janë të lirë për të protestuar. Nuk mendoj se përfaqësuesit e këtyre qeverive kur të vijnë në Shqipëri mendojnë se do të gjejnë Zvicrën. Nuk ka asnjë problem nëse në ditët që ata janë këtu, qytetarët vazhdojnë axhendën e tyre. Nuk mendoj se ka asgjë më të rëndësishme për të cilën duhet të flitet në këtë moment se porti i Durrësit, këtë aferë korruptive”, tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post