Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar në lidhje me protestën e paralajmëruar nga Sali Berisha me 6 dhjetor, ditën kur liderët e BE do të vizitojnë Shqipërië.
Xhaçka me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan se kjo është e turpshme dhe se 6 dhjetori është një ditë historike për Shqipërinë.
Ajo ndër të tjera shkruan se 6 dhjetori do të jetë një ditë krenarie për Shqipërinë, pavarësisht ëndrrave e planeve të Sali Berishës, sepse qytetarët shqiptarë do t’i rrinë larg këtij njeriu që ka treguar më se njëherë, që për hallin e vet është gati të turpërojë vendin.
“Është e turpshme ajo që kërkon të bëjë Sali Berisha në 6 dhjetor duke u përpjekur të turpërojë Shqipërinë pikërisht në ditën kur sytë e gjithë Evropës janë tek Shqipëria për Samitin e BE me vendet e Ballkanit Perëndimor.
6 dhjetori është një moment krenarie për të gjithë shqiptarët, kudo që janë, të cilësdo bindje politike. Sepse është një arsye për t’u ndjerë krenar kur BE vendos ta vlerësojë Shqipërinë, reformat, punën, progresin, politikën e saj të jashtme, duke organizuar këtij samitin e saj ku do të marrin pjesë krerët e shtetit të mbarë vendeve anëtare e rajonit.
Është pra një ditë për të nxjerrë në pah më të mirën që mund të ofrojë ky vend e ky popull.
E padyshim, Sali Berisha nuk është më e mira që mund të ofrojë ky vend. Përkundrazi, Sali Berisha është një kapitull i mbyllur me turp për shqiptarët dhe për Evropën, nën peshën e skandaleve e korrupsionit, që tani turpin e tij po përpiqet ta bëjë turpin e shqiptarëve. Sepse ajo protestë nuk turpëron as Qeverinë, as Kryeministrin, as Partinë Socialiste, por shqiptarët dhe Shqipërinë.
6 dhjetori do të jetë një ditë krenarie për Shqipërinë, pavarësisht ëndrrave e planeve të Sali Berishës, sepse qytetarët shqiptarë do t’i rrinë larg këtij njeriu që ka treguar më se njëherë, që për hallin e vet është gati të turpërojë vendin”.-tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post