Artisti Redon Makashi, ka folur së fundmi në një intervistë për prurjet e reja që i shtohen tregut muzikor shqiptar, artisti i mirënjohur tha se këngëtarët e rinj e kanë shumë të lehtë të bëhen të famshëm, por shtoi se kur i dëgjon dukekënduar live është “për të mbajtur barkun nga të qeshurat”.
“Në aktivitetet që bëhen për zgjedhjen e zërave të rinj ka elementë shumë të mirë. Një pjesë nuk la lidhje me muzikën. Ata investojnë më shumë dhe bëhen të dëgjuar. Kur këta që dinë të këndojnë u mungon kompozitori që bën këngë për ta pasi nuk mund të këndosh gjithmonë covera.
Edhe kompozitorët kanë ngërç sepse i janë futur tregut për të mbajtur studiot e tyre dhe bëhet ky kompromis në heshtje. Ndoshta nuk duan ta bëjnë por tregu kërkon këtë “upsi dupsi, e të fitojmë ndonjë lekë’. Do punë që të bësh një këngë të bukur, është si bima që duhet ujitur për t’u rritur.
Dhe bëjnë gjënë më të shpejtë. Puna e këngës është gjëja më e thjeshtë për t’u bërë i njohur. Dhe nëse nuk nuk di të këndosh, po e bëre me kompjuter, bëhesh i famshëm, sepse transmetohesh më shpesh në televizione dhe blen klikime. Nëse këndojnë live mban barkun me dorë duke qeshur”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post