Pas një vizite në Panairin e Librit, Berisha tha se ky që po mban opozita është në fakt një qëndrim pro-evropian, ku sipas kryedemokratit, populli opozitar do të mbushë sheshet dhe rrugët në mbrojtje të idealeve dhe demokratike europiane dhe të ëndrrës evropiane të shqiptarëve.
“Do t’i tregojmë BE-së se po vijnë në një vend që është poshtë Vietnamit komunist për standartet e demokracisë”, kjo ishte përgjigja e kreut të Partisë Demokratike, kur u pyet në lidhje me qëndrimin e mbajtur nga qeveria për datën e zgjedhur për protestë që përkon me mbajtjen e Samitit të BE-së në Tiranë.
“Është një qëndrim kryekëput pro europian, një qëndrim që synon ti thotë Europës së krahas narkoshtetit të Edi Ramës, krahas politikave të shpopullimit që shndërroi shqiptarët në kombin e gomoneve, krahas regjimit të monizmit të plotë që ka degdisur Shqipërinë 4 vende nën Vietnamin komunist për indeksin e zbatimit të ligjit. Pra, të rikujtojmë ne që ata vijnë në një vend që është poshtë Vietnamit për standardet e demokracisë është dhe një popull i tërë i fuqishëm opozitar, që do të mbushë sheshet e rrugët, nga e gjithë Shqipëria në mbrojtje të idealeve demokratike evropiane dhe të ëndrrës evropiane të shqiptarëve“, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post