Ilir Alimehmeti, ka zbuluar sot publikisht se ai është djalë që vjen nga një familje doktorësh, që ka kontribuar gjithmonë për Partinë Demokratike në disa fushata.
“Unë di të flas vetëm për punën, sepse vij nga dy prindër punëtorë e doktorë: mjeken Jera Kruja dhe doktor Alimehmeti”, tha Ilir Alimehmeti para strukturave të njësisë 1 dhe 2 të Partisë Demokratike që po dëgjojnë në këtë mëngjes, 7 kandidatët e Partisë Demokratike për primaret e Tiranës.
Profesoreshë Jera Kruja, është sot mjeke drejtuese në shërbimin e Neurologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, por deri tani lidhja e Ilir Alimehmetit me të nuk është bërë publike edhe për shkak të mbiemrave të ndryshëm.
Derisa doktori Alimehmeti që kandidon për primaret e tregoi publikisht prejardhjen e tij dhe pse ka hyrë në këtë garë.
Diskutime rreth kësaj post