Ish-deputeti Lefter Maliqi, është kandidati i parë nga Partia e Lirisë që kandidon në primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë Kuçovë.
Përmes një postimi në “Facebook”, Maliqi konfirmon se ka marrë mbështetjen e kryetarit të PL-së, Ilir Meta. Ai shkruan se sfida e 14 majit është të fitojnë Bashkinë ku do të kandidojë dhe t’ua kthejnë qytetarëve.
Postimi i Maliqit:
“Zyrtarisht kandidat në primare për Kryetar Bashkie në Kuçovë! Mirënjohje Kryetarit të Partisë së Lirisë Z. Ilir Meta për mbështetjen, Kryesisë së Partisë Demokratike dhe Doktor Berishës për miratimin e emrit. Ftoj demokratët, opozitën e bashkuar dhe simptizantët e saj më datë 04 Dhjetor në votim të lirë dhe demokratik. Sfida jonë e përbashkët është data 14 Maj; fitorja në Bashkinë Kuçovë. Kthimi i besimit dhe i shpresës për të ndryshuar Bashkinë, e cila i përket qytetarëve pa dallim politik dhe jo Kryetarit. Fitore”, shkruan Maliqi.
Lefter Maliqi do të garojë në primare për bashkinë e Kuçovës përballë kandidates tjetër të opozitës, Brikena Koroveshi.
Diskutime rreth kësaj post