Aktori i humorit Ermal Mamaqi, u është përgjigjur komenteve që janë bërë së fundmi për librin e tij, ku i ftuar në emisionin “Pardon My French”, ai dha më shumë detaje rreth librit të tij më të ri i cili quhet “Në garë me veten”.
Aktori, tashmë dhe biznesmeni, tregoi se nuk do të konkurrojë njeri në këtë fushë e se kushdo që është ndjerë i kërcënuar nga ai, mund të qetësohet pasi nuk do të pengojë asnjeri të fitojë.
Me ironi, ai shtoi se kushdo që do të fitojë çmimin ‘Nobel’ e ka rrugën e hapur.
Po ashtu, ai e cilëson veten njeri të shkëlqyeshëm, aq sa vetëetiketohet me termin: “gjeni”.
Pyetja: A do të quhet shkrimtar tani Ermal Mamaqi?
Ermali: “Jo, nuk e quaj veten shkrimtar. Të flenë rehat të gjithë këta që hanë bukë me këtë gjënë. Nuk do t’i pengoj asnjërit të fitojë çmimin Nobel”.
Pyetja: Pse komentohet libri dhe pse po merren kaq shumë?
Ermali: Të them të vërtetën, mund të jap një shpjegim shumë të thjeshtë. Këta merren sepse unë jam një njeri i mrekullueshëm, jam një gjeni dhe një njeri i shkëlqyeshëm”.
Diskutime rreth kësaj post