Hungaria nuk do të mbështesë planin e Bashkimit Evropian për t’i dhënë Ukrainës miliarda euro ndihmë buxhetore vitin e ardhshëm, tha kryeministri Viktor Orban.
Në një konferencë në Budapest, Orban tha se ndërsa Hungaria dënon agresionin e Rusisë dhe mbështet popullin ukrainas, ai nuk është i gatshëm të vendosë interesat e Ukrainës para atyre të vendit të tij, shkruan Sky News.
Plani i ndihmës se BE-së për Ukrainën do të sigurojë 15.67 miliardë paund për Ukrainën vitin e ardhshëm për të ndihmuar në funksionimin e infrastrukturës energjitike dhe kujdesit shëndetësor, si dhe për të financuar pagat dhe skemat e pensioneve.
Orban, i njohur gjerësisht si aleati më i afërt i presidentit rus Vladimir Putin në BE,
gjithashtu ka kundërshtuar me zë të lartë sanksionet e bllokut kundër Moskës për luftën në Ukrainë, megjithëse në fund ka votuar gjithmonë për sanksionet.
Diskutime rreth kësaj post