Ish-kryeministri Sali Berisha, sërish mbrëmjen e sotme ka lënë të kuptohet që më datën 6 Dhjetor, ditën kur Tirana do të presë liderët europianë në kuadër të samitit BE-Bellkani Perëndimor do të ketë protestë.
Berisha tha se ndonëse do ketë siguri të lartë në Tiranë, ai theksoi se as ushtria e gjithë botës të zbarkojë në kryeqytet nuk do i ndalojnë qytetarët që të thonë fjalën e tyre.
Ai tha se ata do i dëshmojnë Europës se ky vend ka një opozitë të fuqishme.
“Sikur të gjithë ushtritë e botës të jenë këtu Tirana është e qytetarëve dhe ata do thonë fjalën e tyre. Harrojeni se kush mund ti pengojë. Ne do bëjëm gjithccka që ti deshmojmë Europës që ky vend ka një opozitë të fuqishme”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post