I pyetur nga drejtuesi i emisionit “Të Paekspozuarit”, Ylli Rakipi, se çfarë do të bëjë opozita që porti i Durrësit të mos bëhet, Sali Berisha tha se ajo do të ndjekë tre rrugë, nga komisioni hetimor parlamentar, padia në Gjykatën Kushtetuese dhe protesta qytetare. Ai tha se për aq lekë sa ka firma që do të ndërtojë portin, pra 10 mijë lekë, duheshin bërë aksionerë qytetarët durrsakë, që porti të mbetej i tyre.
“Opozita do të krijojë komisionin hetimor parlamentar, do ta padisë në Gjykatën Kushtetuese dhe do të ketë një protestë të jashtëzakonshme të qytetarëve që kanë jetuar dhe mbijetuar nga ai port. Po jepjua atyre atë tokë, bëjini aksionerë ata, që futen me 10 mijë lekë. Kërkoi çdo qytetari nga 10 mijë lekë. 12 mijë apartamente janë. Do të bësh një mirësi për qytetin e Durrësit? Bëji durrsakët, që kanë shekuj që jetojnë me portin, aksionerë.
Një zonjë që punon për UN ka nxjerrë sot një shkrim: ‘Fati i portit të Durrësit, si porti i Bejrutit”. Atje e mbyllën portin dhe ndërtuan Portin e Marinës për jahtet e qeveritarëve dhe të pasanikëve dhe apartamentet, pasuri përrallore për ta. Identike si atje”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post