Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ është shprehur se vendimi i zotit Luçiano Boçi për të garuar, meriton vlerësim dhe mbështetje për aktin fisnik që po ndërmerr.
Berisha tha se Boçi është një njeri i shkëlqyer që e do qytetin e Elbasanit dhe është njeriu që do të punojë dhe ta shërojë nga keqqeverisja socialiste.
“Ai është një përkushtim i madh ndaj një qyteti të një rëndësie shumë të madhe siç është Elbasani, ai nuk po largohet nga vija e parë e frontit por shkon përsëri në një vije tjetër të parë në shërbim të qytetarëve.
Luciani Boçi është një njeri shumë i respektuar në Elbasan dhe më gjerë, akti i tij meriton dhe dëshmon vlerësimin përkushtimin ndaj qytetit të Elbasanit.
Unë besoj thellësish se zoti Boçi është njeriu me i shkëlqyer dhe me vlera që mund të garoj denjësisht dhe besoj se do të arrijë fitore plotësisht kjo edhe nga mbështetja qytetare që ai gëzon.
Elbasani është keqeverisur në mënyrën më të keqe nga socialistët duke e shkatërruar atë qytet,”– është shprehur Berisha.
Diskutime rreth kësaj post