Një incident diplomatik ka ndodhur pak para mbërritjes së ministrit të jashtëm grek Nikos Dendias në një vizitë zyrtare në Libi.
Sipas mediave greke, Dendias kishte planifikuar të zbriste në Bengazi por në momentet e fundit ju kërkua që të ndalonte në Tripoli në mënyrë që të takohej me presidentin e Këshillit Presidencial të Libisë, Mohamed Menfi. Takimi ishte caktuar me kushtin që vetëm Menfi të ishte prezent dhe askush tjetër të mos merrte pjesë.
Megjithatë, në aeroportin e Tripolit, Dendias ishte pritur nga ministrja e Jashtme e qeverisë kalimtare të Dbeiba, Naila Mangous, e cila nënshkroi një marrëveshje me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Çavusoglu. Kjo marrëveshje turko-libiane e nënshkruar në tetor u bazua në “memorandumin” e paligjshëm turko-libian të vitit 2019, i cili është dënuar nga komuniteti ndërkombëtar.
Pas disa bisedimeve, gjatë të cilave shkalla e avionit që transportonte Nikos Dendias nuk u ul kurrë, diplomati grek në fund vendosi që të anulohej vizita në Tripoli dhe të vazhdohej udhëtimi i tij në Bengazi për t’u takuar me presidentin e zgjedhur të Dhomës së Përfaqësuesve si dhe me zyrtarë të tjerë libianë.
Diskutime rreth kësaj post