Shkrimtarja dhe deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka nuk mbajti dot lotët kur kolegia e saj Grida Duma njoftoi zyrtarisht heqjen dorë nga mandati i deputetit. E ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Goca dhe Gra”, Açka u pyet se çfarë mendon për vendimin e Dumës që Kuvendin për të drejtuar emisionin politik në Top Channel, “Top Story”.
“Lotët e mi ishin goditje e momentit. Dija diçka, por nuk ma merrte mendja që e kishte marrë vendimin… edhe zëri i dridhur i Gridës dhe të gjitha bashkë, kjo ishte arsyeja e emocionit.
Është vendim personal i saj. Megjithatë, ajo vazhdon të jetë në politik dhe nga ai front”, tha deputetja që më tej komentoi situtatën aktuale në PD. “Kam përshtypjen se mjedisi në PD nuk është akoma aq i shtruar sa të jetë dashamirës. Kjo është një nga arsyet mendoj unë. As unë vetë nuk e gjej veten, nuk jam në ujëra aq të sigurta. Projeksioni im ishte ndryshe”.
E pyetur nga Armina Mevlani se për çfarë do e linte politikën, Açka tha se do ta bënte “vetëm për librin”.
Diskutime rreth kësaj post