Eksportet e Türkiye-s në Ballkan në 10 muajte këtij viti janë rritur me 21.8 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar duke arritur në 17.28 miliardë dollarë.
Eksporti më i lartë është realizuar në Rumani (5.2 miliardë dollarë) ndërsa rritja më e madhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është shënuar në Mal të Zi.
Sipas të dhënave që ka mbledhur gazetari i AA-së nga Asambleja e Eksportuesve Turq (TIM), në 10 muajt e këtij viti janë eksportuar 17 miliardë e 286 milionë dollarë në vendet e Ballkanit, përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë e Hercegovinën, Bullgarinë, Kroacinë, Malin e Zi, Rumaninë, Serbinë, Slloveninë dhe Greqinë.
Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kjo shifër ishte në nivelin 14 miliardë e 188 milionë dollarëve, kështu që eksportet në Ballkan janë rritur për 21.8 për qind krahasuar me vitin e kaluar.
Eksporti më i madh në periudhën e përmendur në vendet e Ballkanit është arritur në Rumani (5.22 miliardë dollarë), e ndjekur nga Bullgaria (3.76 miliardë dollarë), Greqia (2.38 miliardë dollarë), Serbia (1.43 miliardë dollarë) dhe Sllovenia (1.36 miliardë dollarë).
Eksportet në vendet e tjera të rajonit ishin më pak se 1 miliard dollar, Shqipëri (836.63 milionë dollarë), Bosnjë e Hercegovinë (602.47 milionë dollarë), Maqedoni e Veriut (537.75 milionë dollarë), Kosovë (520.38 milionë dollarë), Kroaci (482.64 milionë dollarë) dhe Mali i Zi (128.12 milionë dollarë).
Diskutime rreth kësaj post