Deputeti Dashnor Sula ka ngritur alarmin për projektin e Portit të Durrësit, të cilin e krahasoi me aferën e inceneratorëve.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Sula thotë se duhet të ndalen abuzimet në Portin e Durrësit, pasi thekson se mund të përsëritet historia e inceneratorëve.
Ai deklaron se nuk duhet lejuar të ndodhë i njëjti dëm ekonomik dhe infrastrukturor si me inceneratorët.
Statusi i plotë:
“Duhet të ndalojmë abuzimet në Portin e Durrësit që të mos përsëritet historia Inceneratorëve!
E mbani mend kryeministrin tonë rreth 8 muaj më parë. Siç duket edhe në foto, është kreu i qeverisë në Komisionin Hetimorë për Inceneratorët.
Sepse e dinte shumë mirë aferën që kishte miratuar, lëshonte të gjithë arsenalin e vet të llumit ndaj nesh, deputetët e opozitës por edhe ndaj çdo qytetari e media që e denonconte këtë aferë. Njësoj si 8 muaj më parë, edhe tani kreu i qeverisë shan e sulmon çdokënd që denoncon Projektin e Portit të Durrësit. Projektin që vetëm strategjik nuk është, por fal tokën më strategjike të Durrësit për të ndërtuar disa pallate disa persona që nuk dihen.
Jo vetëm që nuk zhvillohet turizmi, por shqiptarëve u merren edhe disa para për të ndërtuar portin tjetër në Porto Romano. Qartazi, kemi të bëjmë me një aferë të madhe.
Në lidhje me inceneratorët kemi një ministër dhe një deputet në burg, ndërsa sot u lëshuan edhe disa urdhër arreste të tjera. Akoma s’ka mbaruar… Por gjithsesi, dëmi ekonomik u bë në buxhetin shqiptar dhe sado të arrestuar të ketë, kjo nuk kthehet.
Nëse i shkohet deri në fund edhe aferë së projektit të Portit të Durrësit pas pak kohësh do kemi historinë që përsëritet. Me zyrtarë që arrestohen. Por ne nuk duhet ta lejojmë të ndodh sepse dëmi ekonomik dhe infrastrukturor nuk mund të kthehet te qytetarët e Durrësit”, ka shkruar ai.
Diskutime rreth kësaj post