Serbia ka filluar të përdorë rezervat e saj të gazit sepse sasitë e dakorduara në baza ditore nuk janë të mjaftueshme për të plotësuar të gjitha nevojat tona, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq pas takimit me kryeministrat austriak Karl Nehammer dhe Viktor Orban, transmeton InfoShqip.
“Fatmirësisht, falë marrëveshjes me Hungarinë, rezervat tona të gazit ishin 671 milionë metër kub, ndërsa tani janë 650 milionë metër kub”, thotë Vuçiq, duke shtuar se është arritur një marrëveshje me Bulgar Gas, ku do të ketë sasi të reja gazi.
Ai falënderoi Hungarinë për bashkëpunimin në furnizimin me gaz dhe tha se “në sajë të Hungarisë mund të dimërojmë”– tha ai./InfoShqip.com
Diskutime rreth kësaj post